Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në javën e dytë të janarit do të mbajë mot i ftohët dhe me reshje shiu e bore.
Gjithashtu, IHMK njofton se parashihen edhe dy episode me temperatura tipike dimërore.
“Java e fundit e janarit sërish parashihet me temperatura mbi vlerat e mesatareve. Temperatura dimërore parashihen në mesin e shkurtit dhe dekada e parë e muajit mars gjithashtu parashihet me temperatura tipike dimërore. Parashihen ngrica dhe mjegull në ultësira dhe vise të larta, duke e vështirësuar qarkullimin normal të komunikacionit. Kujdes i shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
E hënë: Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë. Gjithashtu shënohen edhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.
E martë: Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
E mërkurë: Mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
E enjte: Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë por me temperatura për 2-3 gradë më ulët në vlerat e minimaleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s,
E premte: Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesisht në viset e larta. Temperaturat parashihen të jenë afërsisht të ngjashme me të ditës së enjte, si minimalet , ashtu dhe ato maksimalet./Telegrafi/
Për të shikuar në detaje motin në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Ballkan dhe botë – kliko këtu