Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Pas dite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.
Sipas IHMK-së, do të ketë vranësira konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë.
Në zona të kufizuara mund të bie breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
IHMK ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, si dhe të respektohen këshillat e IKSHP. /Telegrafi/