Trajneri suedez Sven-Goran Eriksson dy muaj më parë zbuloi për publikun se vuante nga kanceri i pankreasit dhe se, për fat të keq, i kishte mbetur më së shumti një vit jetë.
Ai më vonë zbuloi se ai dhe babai i tij ishin tifozë të Liverpoolit dhe se ai gjithmonë kishte dashur të drejtonte skuadrën, dhe të shtunën kjo dëshirë u realizua pjesërisht.
Ai ishte pjesë e ekipit të trajnerëve të legjendave të Liverpoolit në ndeshjen e bamirësisë kundër legjendave të Ajaxit në Anfield.
A special Anfield ovation for Sven-Göran Eriksson ❤️ pic.twitter.com/632Y9uiJQY
— Liverpool FC (@LFC) March 23, 2024
Ndeshja përfundoi 4-2 për Liverpoolin, ndërsa golashënuesit për Reds ishin Djibril Cisse, Fernando Torres, Nabil El-Zhar dhe Gregory Vignal.
Eriksson mori një ovacion nga stadiumi i mbushur plot dhe pas kësaj ai zbuloi emocionet që përjetoi.
“Absolutisht e mrekullueshme. Qava, ishte e mrekullueshme. Ulja në stolin e Liverpoolit ishte ëndrra ime. Doja që kjo të ndodhte gjithë jetën”.
— Liverpool FC (@LFC) March 23, 2024
“Kjo ishte një ditë e mrekullueshme në çdo kuptim”, ka thënë trajneri i famshëm, i cili drejtoi Anglisë tri herë në Anfield dhe i fitoi të tre ndeshjet. /Telegrafi/