Përfaqësues të organizatës studentore “Reforma”, kanë kundërshtuar vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për uljen e vlerës së bursës që ndahet për studentët e dalluar nga 900 euro në 500 euro, duke paralajmëruar se në rast të mosrishikimit, do të organizojnë edhe protesta.
Kryetari i organizatës “Reforma”, Shkumbin Bytyçi tha se këtë vendim e shohim tejet të dëmshëm për studentët por edhe për të ardhmen e universitetit.
“Ajo çka i bënë studentët e indinjuar me këtë vendim është fakti se bordi i UP-së gëzojnë benifite nga buxheti i universitetit, si për pagat, mëditjet, drekat, shpenzimet e derivateve, shërbimet telefonike, vizitat e shpeshta jashtë vendit e shumë shpenzime të cilat asnjëherë nuk u arsyetuan me zhvillimin akademik të universitetit”, tha ai.
Ndër të tjerash ai shtroi edhe kërkesën që kursimet e buxhetit të universitetit të fillojnë nga vet Këshilli Drejtues, e jo nga bursat e studentëve.
Ky është reagimi i parë nga kjo organizatë, por në rast se nuk e rishqyrtojnë këtë vendim, ata kanë paralajmëruar aktivitete tjera, si dhe protesta për ta kërkuar shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues