Bayern Munich po shkëlqen në fazën e sulmit këtë sezon. Klubi bavarez ka shënuar një mori golash që prej transferimit të Harry Kane nga Tottenham Hotspur.
Sulmuesi anglez ka shënuar tetë gola për Bayernin në gjashtë paraqitje. Së bashku me Kane, Leroy Sane gjithashtu ka qenë në formë të jashtëzakonshme për klubin gjerman.
Sane ka pasur ulje dhe ngritje që kur u transferua nga Manchester City në vitin 2020. Sulmuesi gjerman ka shënuar një numër të mirë të golave dhe asistimeve për Bayernin, por shpeshherë ka dështuar që të ketë vazhdimësi me paraqitjet e tij. Ai ka kaluar në një formë të luhatshme gjatë tri sezoneve të fundit.
Sidoqoftë, ky sezon ka qenë komplet tjetër për Sanen. Ai momentalisht është duke bërë numrat më të mirë që kur veshi ngjyrat e Bayern. Ai ka shënuar pesë gola në gjashtë paraqitje për Bayernin këtë sezon, duke siguruar një vend në formacionin bazë të Thomas Tuchel.
Uli Hoeneß said during Bayern's Oktoberfest visit: "When I watch Leroy Sané for the past weeks, my heart smiles"
Hoeneß is particularly pleased with Sané's form and is considered an important Sané advocate on the board. Hoeneß always believed in Sané's qualities and assured him… pic.twitter.com/E5DU07bdyT
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) September 26, 2023
Duke folur për mediat gjatë Oktoberfest, Uli Hoeness pati disa fjalë për ish-sulmuesin e Manchester Cityt. Hoeness u shpreh i kënaqur me angazhimin e Sanes për tu rikthyer në formën e tij më të mirë këtë sezon.
“Kur e shoh Leroy Sanen javëve të fundit, zemra ime buzëqesh”, u shpreh Hoeness.
Mediat gjermane kanë zbuluar se Hoeness ka qenë ‘avokat’ i Sanes në bordin e Bayern. 27-vjeçari thuhej se do të shitet nga klubi gjatë verës, por ai ishte i vendosur për të qëndruar tek Bayern dhe të rikthehet në formën e tij më të mirë.
Sane i ka dhënë merita sistemit të Tuchel tek Bayerni sa i përket formës së tij. Tekniku gjerman dhe stafi i tij shpresojnë që Sane të vazhdojë me këtë ritëm dhe t’i ndihmojë ata në fitimin e trofeve./Telegrafi/