Telegrafi

”Ulet” papunësia në Maqedoni

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), papunësianë Maqedoni ka pësuar rënie për 0.9% në çerekun e fundit të vitit të kaluar dhe është 26.6%, transmeton Telegrafi.

Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat e ESHS-së, në këtë çerek të fundit të vitit 2015, Maqedonia ka 949525 persona aktiv, nga të cilët 715758 janë të punësuar, kurse 233767 janë të pa punë. Norma e aktivitetit në këtë periudhë është 56.6%, norma e punësimit është 42.7% kurse ajo e papunësisë është 26.6%.

Në lidhje me këtë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski thotë se kjo është shkalla më e ulët e papunësisë në Maqedoni. Ai shtoi se janë duke u bërë tentimet maksimale për sjelljen e investitorëve të huaj, për të investuar dhe për të hapur vende të reja pune, si edhe t’u mundësohen kushte të shkëlqyeshme për biznes./Telegrafi/