Enti Shtetëror për statistika ka publikuar informacione rreth lindjeve në tre mujorshin e tretë të këtij viti, shkruan Telegrafi Maqedoni.
5.866 fëmijë të lindur për muajt korrik, gusht dhe shtator në Maqedoni. Ky numër është më i vogël për 7.7%, duke u dalluar me periudhën e njejtë prej para një viti.
Ndërsa, numri i vdekjeve për periudhën e njejtë të vitit të kaluar ka shënuar rrënie prej 3.4%.
Në muajt korrik, gusht dhe shtator ka pasur 4670 kurorëzime, që do të thotë se ka pasur rritje prej 8.2% nga periudha e njejtë e vitit të kaluar. /Telegrafi/