Numri i personave të raportuar – kryerës të njohur të krimeve në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014, është ulur për 4.4 përqind, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave nga Enti shtetëror për statistikë, në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014, numri i autorëve të dënuar është ulur për 11.7 përqind, kurse numri i personave të akuzuar, gjithashtu, është ulur për 12.8%.
Numri i fëmijëve të raportuara në konflikt me ligjin – autorë të krimeve në vitin 2015, krahasuar me vitin e kaluar, është ulur për 20.6%.
Vitin e kaluar në krahasim me vitin 2014, numri i fëmijëve të dënuar në konflikt me ligjin – kryerësit e krimeve është ulur për 24.5 përqind.
Numër më të madh të të dënuarve ka në Shkup, edhe atë 4471, Prilep 860, 566 Tetovë, Shtip 466, 440 Veles, Ohër 373, 211 Strugë, kurse qytetet tjera me më pak të dënuar. /Telegrafi/