Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka kryer një monitorim për periudhën janar -qershor të këtij viti, duke u fokusuar në disa qytete kryesore si, Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Korçë, nga ku rezulton se niveli i ndotjes është ulur.
Megjithatë, nga të dhënat e monitoruara të cilësisë së ajrit urban rezulton se cilësia e ajrit në qytetet e monitoruara nuk është e një niveli shumë të mirë, krahasuar me normat e përcaktuara nga Bashkimi Europian.
Nga gjashtë qytetet e monitoruara rezulton se tre prej tyre kanë nivelin më të lartë të ndotjes e përkatësisht Tirana Elbasani dhe Korca.
Sakaq, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në zonat e monitoruara në këto qytete nuk ka tejkalim të vlerës limite vjetore, por vlerë të përafërt me vlerën limite vjetore të BE.