Telegrafi

Ulëset e veçanta të aeroplanit, që ofrojnë komoditet shumë të madh (Video)

Aeroplanët kanë hapësira të veçanta që i lëshojnë për shuma të larta, vetëm për ata që duan privatësi dhe komoditet, por as ato nuk ofrojnë rehatinë e duhur për gjumë.

Për të përmirësuar këtë segment, një kompani nga Britania e Madhe, ka krijuar ulëset e veçanta që kanë mundësi edhe të shtrihen, transmeton Telegrafi.

Ato përbëhen nga një sistem që i minimizon turbulencat, ndërsa ka shtresa të shpuzës që përbëhet nga xhepa të shumë ajri, të cilat i ndihmojnë përshtatjes së trupit.

Pos këtyre, udhëtari pritet të ketë edhe mundësinë e ndaljes së zhurmave nga jashtë, duke përjetuar momente qetësie dhe pushimi.

Nuk dihet se kur do të aplikohen këto ulëse, që pritet të kushtojnë më pak se kabinat që gjenden në klasat e biznesit. /Telegrafi/