Telegrafi

Ulëset e partive në Kuvendin e Maqedonisë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoni ka dalë me rezultatet e para për zgjedhjet në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas KSHZ-së në gjithë vendin dalja e qytetarëve në zgjedhje ka kaluar 50% e votuesve të regjistruar për të votuar.

Jo-zyrtarisht, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të duket kështu:
Koalicioni “Mundemi” 45 deputetë
OBRM-PDUKM 44 deputetë
BDI 16 deputetë
ASH-AAA 12 deputetë
Levica 2 deputetë
Pdsh 1 deputet

Përndryshe në gjithë vendin ka 1,814,263 votues dhe në garë partitë ishin për 120 deputetë në Kuvend. /Telegrafi/