Telegrafi

Ulen temperaturat, sot priten reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët, me kushte edhe për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK. /Telegrafi/