Site icon Telegrafi

Ulen ndjeshëm temperaturat në Shqipëri

Falë masave ajrore të ftohta dhe të thatë, edhe sot territori i Shqipërisë do të karakterizohet nga moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët.

Vetëm në relievet malësore do të jenë të pranishme vranësira kalimtare.

Gjatë pasdites vranësirat do të shtohen, duke rigjeneruar në reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në gjithë vendin, duke sjellë brymë dhe ngricë në orët e para të mëngjesit.

Vlerat e tyre do të pësojnë luhatje nga -9 deri në 12 gradë Celsius. /Ora News/

Exit mobile version