Site icon Telegrafi

Ulen ndjeshëm harxhimet e qytetarëve për avokatë, përmbarues dhe notarë (Video)

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska së bashku me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev sot kanë prezentuar simulime të harxhimeve të qytetarëve për notarë, avokat dhe përmbarues, pasi qytetarët të kenë të vonuar pagesat mujore për ujë, rrymë dhe shërbime tjera mujore. Nga kjo konferencë për shtyp shihen ulje të ndjeshme të harxhimeve.

Sipas Deskoskës, harxhimet bazë tek përmbaruesit janë ulur në 550 denarë nga ajo e mëhershmja prej 3450 denarë.

Gjithashtu, tek shërbimet e avokatëve ka zbritje të shërbimeve deri në 50%, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Këtë e kemi bërë për shkak se kemi vlerësuar se këto harxhime kanë qenë shumë të larta. Ky lajm nuk do të ju pëlqejë disa profesioneve, por qytetari për ne është i pari” tha Deskoskagjatë prezentimit.

Deskoska tha se këto ndryshime do të bëhen menjëherë pasi të kalojnë ndryshimet në Kuvendin e Maqedonisë.

Çmimet e reja do të jenë publike mennjëherë pas ndryshimit të ligjit. /Telegrafi/

Exit mobile version