Site icon Telegrafi

Ulën kompensimet për anëtarët e komisionit për noteri, përmbarues privat, administrator falimentues dhe provim të jurisprudencës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se nga sot kanë ulur vlerat e kompensimeve për anëtarët e komisionit për noteri, përmbarues privat, administrator falimentues dhe provim të jurisprudencës.

Haxhiu ka pohuar se këto kompensime deri tani kanë qenë të larta, transmeton Telegrafi.

“Kompensimet e deritanishme për anëtarët e komisionit për noteri, përmbarues privat, administrator falimentues dhe provim të jurisprudencës, kanë qenë të larta. Ne sot i kemi ulur ato deri në 50%, në rastin e përzgjedhjes së noterëve edhe më shumë se 50%. Do të marrin fund praktikat e përfitimeve marramendëse përmes komisioneve”, ka theksuar ministrja në një postim në Facebook.

Më poshtë vlerat e ulura të kompensimeve për kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për:

Zgjedhjen e Noterëve nga 15 euro në 6 euro;

Provimin e Noterisë nga 10 euro në 6 euro;

Provimin për Përmbarues Privat nga 13 euro në 6 euro

Administrator Falimentues nga 13 euro në 6 euro

Jurisprudencë nga 10 euro në 4 euro. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version