Telegrafi

Ulen çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri

Kanë ndryshuar përsëri çmimet e karburanteve në Shqipëri.

Sipas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës referuar të dhënave në bursën Platts, nafta do të tregtohet 200 lekë [1.7 euro] për litër, duke u ulur me 6 lekë nga vendi i mëparshëm.

Benzina do të tregtohet me 190 lekë/litri, vetëm një lek më pak, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar.

Në bursa nafta tregtohet me rreth 83.94 dollarë për fuçi (tregues referencë Brent). /Telegrafi/