Site icon Telegrafi

Ulen çmimet e 165 ilaçeve, qytetarët nuk e ndjejnë dallimin! (Video)

Foto: Ilustrim

Në shumë barnatore në Shkup hyri në fuqi masa e re e uljes së çmimeve të 165 barnave. Por qytetarët ende përballen me çmime të larta të barnave, të cilët nuk munden ti përballojnë. Ata ankohen se uljet e fundit të çmimeve të barnave fare nuk i vërejnë.

“Çfarë ulje çmimesh, ja disa herë vijë por nuk ka ulje. Nuk ka, dhe unë që i marr ato barna kinse paska rënë sistemi që tregon se cilat çmime i kanë të ulura . Nuk e di a janë ulur apo jo nuk më tregojnë. Unë përdor hapa të yndyrës dhe shtypjes së lartë dhe kushtojnë rreth 400 denarë”.

“Jo nuk ishin ulur dhe tani isha me i ble ilaçe, dhe ishin të njëjta”.

“Unë çmimet krejt privat i paguaj me reçetë nuk më japin, sepse unë jam i sëmurë me zemër dhe për këtë shkak më japin vetëm privat”, shprehen qytetarët, njofton tv21.

Nga Agjencia për barna thonë se janë ulur çmimet për gjithsej 165 barna. Përqindja e uljes tek ato barna është e ndryshme. Nga disa prej barnave ka ulje të çmimeve deri në 50 për qind. Ulja më e theksuar e çmimeve është edhe për ilaçet për pacientët me shtypje të lartë të gjakut që i marrin në barnatore.

Kjo është ulja e nëntë e radhës të çmimeve të barnave sipas metodologjisë së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë për ilaçet dhe pajisjet mjekësore në Republikën e Maqedonisë. Sipas kësaj ministrie, prej vitit 2012, deri më tani, janë përfshirë mbi 4.800 barna. /Telegrafi/

Exit mobile version