Një YouTuber nga Ukraina, Olga Lojek, ndau me ndjekësit e saj një zbulim befasues që ilustron sesa ka avancuar teknologjia dhe se si po keqpërdoret.
Ajo mund të mos kishte marrë vesh kurrë se çfarë po ndodhte nëse nuk do të ishte kontaktuar nga fansat besnik, raporton thesun.
Gjegjësisht, ndjekësit kanë gjetur një sërë videosh në rrjetet sociale ku “klonet” e Olgës paraqiten si një ruse që njeh gjuhën kineze.
YouTuber-ja zbuloi tre versione të saj në platforma të ndryshme kineze, të prezantuara me emrat Natasha, Anna dhe Grace.
Vajza pretendon se bëhet fjalë për incizime apo personazhe që janë krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, të cilët dërgojnë mesazhe të caktuara dhe ofrojnë mallra të ndryshme.
“Nuk kam asgjë nga YouTube dhe ‘klonet’ bëjnë para duke shitur gjëra të ndryshme. Ata kanë mijëra ndjekës dhe po përdorin imazhin tim pa leje”, tha ajo.
Pas hetimeve të mëtejshme, Olga zbuloi gjëra më të mahnitshme.
Domethënë, një “klon” shprehu dëshirën për t’u martuar me një kinez, me premtimin se do të bënte të gjitha punët e shtëpisë.
“Nëse martohesh me një ruse, ajo do të lajë rrobat, enët dhe do të gatuajë çdo ditë”, tha “kloni”.
“Fillova të përkthej regjistrimet duke përdorur mjetin Google Translate dhe kuptova se po flisnin për Kinën, Rusinë dhe marrëdhëniet e tyre të mira”, thotë Olga.
Pasi YouTuber kontaktoi rrjetet sociale kineze, si HeyGen dhe Douyin, disa nga videot u hoqën. /Telegrafi/