Telegrafi

Ukrainasja e njohur për këshillat që ua jep prindërve, filmohet duke rrahur brutalisht të birin 6-vjeç (Video, +18)

Një nënë në Ukrainë e njohur për këshillat që ua jep prindërve, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke rrahur brutalisht birin e saj.

Olga Shvetsova, 31-vjeç, është filmuar duke shqelmuar dhe goditur shuplaka djalin e saj 6-vjeç në këndin e lodrave në një qendër tregtare, transmeton Telegrafi.

Blogerja ukrainase u ndal vetëm atëherë, kur një punonjëse e këndit të lodrave vrapoi për ta shpëtuar djalin e saj Vitalik.

“Ajo bërtiste – të urrej. Sillej si e çmendur. Ajo e godite me shqelma në shpinë të birin”, ka deklaruar një dëshmitar që kishte mbetur i shokuar me veprimet e kësaj gruaje, që këshillon të tjerët si duhet të sillen me fëmijët kurse në publik e dëshmoi të kundërtën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ishte shfaqur policia por nuk kishin ndërmarrë kurrfarë veprimi, edhe pse pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë mjaftueshëm. /Telegrafi/