Site icon Telegrafi

Ukrainasi i tha policisë se ka vrarë partnerin e të ëmës, gënjeu duke shpresuar se do t’ia largojnë borën nga rruga

Një burrë nga fshati Gribova Rudnia në Ukrainë, i ka telefonuar policisë duke i thënë se ka mbytur partnerin e të ëmës së tij.

Këtë rrëfim e bëri pasi e tërë policia u alarmua, kurse ukrainasi tregimin e tij e ka përmbyllur me fjalët: “Ju lutem të vini me pastruese të borës. Në rrugë ka aq shumë borë, sa që nuk do të mund t’i afroheni shtëpisë me veturë”, transmeton Telegrafi.

Kështu policia menjëherë mori veturat për terrene malore, e kur mbërritën në destinacion patën çfarë të shohin.

Partneri i “vrarë” i nënës së tij i shikonte i habitur policët, e askund nuk kishte gjurmë të therjes me thikë, e as gjak – në fakt nuk ishte kryer kurrfarë krimi.

Por kësaj çudie i erdhi fundi kur u deklarua burri që ka kryer “krimin”, duke pranuar se e kishte inskenuar vrasjen që më në fund mjeti për pastrimin e borës t’ia liroj rrugën deri në shtëpi.

E për shkak të kësaj vepre, burri nga Ukraina u dënua me para – kurse rruga që shpresonte se do t’i pastrohej ka mbetur e paprekur. /Telegrafi/

Exit mobile version