Site icon Telegrafi

Ukraina zhgënjehet me Serbinë: Kosova do t’ju kthehet si bumerang

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandar Aleksandroviq, ka deklaruar se votimi i Serbisë kundër Rezolutës për Krimenë në Kombet e Bashkuara, do të mund t’i kthehet si bumerang.

Së bashku me Rusinë, Angolën, Bjellorusinë, Venezuelën, Iranin, Kazakistanin, Kinën, Kubën, Korenë Veriore dhe Sirinë – edhe shteti i Serbisë ka votuar kundër rezolutës që dënon shkeljet e të drejtave të njeriut në Krime e që thotë se “Rusia e ka okupuar përkohësisht Krimenë”.

“Është një thënie angleze: ‘Të qëllosh me armë në këmbën tënde’. Besoj se Serbia e ka bërë pikërisht këtë me votim, sepse në një moment të ardhshëm ky vendim do të mund t’i kthehet si bumerang në përpjekjet e saj për ta mbajtur Kosovën. Nuk e kuptoj pse e ka bërë këtë”, ka thënë Aleksandroviq, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version