Ukraina ka zbuluar një “dron-raketë” të ri të prodhuar në vend, për të cilin tha se mund të fluturojë 700 kilometra – më shumë se dyfishi i rrezes më të gjatë që i atribuohet raketave të furnizuara nga aleatët perëndimorë.
Droni pa pilot, i quajtur “Peklo” – që në gjuhën ukrainase do të thotë ferr – është “droni i dytë me raketë” i zbuluar nga Kievi që përpiqet të rrisë aftësinë për të goditur thellë Rusinë.
Megjithatë, nuk u dhanë detaje të tjera dhe nuk u dha asnjë provë për rrezen apo shpejtësinë e dronit.
Ukraina së fundmi ka zbuluar disa detaje të industrisë së saj të armëve, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Ministri i prodhimit të armëve të Ukrainës tha në nëntor se “droni-raketë” mund të shihet si diçka e ngjashme me një raketë lundruese, e cila fluturon ulët në një rrugë drejt objektivit të saj, zakonisht nën shpejtësinë e zërit.
Ndërsa, raketat ATACMS të furnizuara nga SHBA kanë një rreze të deklaruar prej pak më shumë se 300 kilometra.
Ndryshe, presidenti Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina po zhvillon katër raketa të ndryshme. /Telegrafi/