Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës thotë se të paktën 18 persona janë vrarë nga personeli mjekësor dhe rreth 900 objekte mjekësore janë dëmtuar ose shkatërruar nga pushtimi rus në Ukrainë.
Në një postim në Facebook, ministria e Shëndetësisë ukrainase tha se mbi 50 punonjës mjekësorë ishin plagosur nga sulmet ruse, transmeton Telegrafi.
Në postim gjithashtu thuhej se 123 objekte mjekësore në Ukrainë u shkatërruan totalisht nga pushtimi, derisa 746 objekte të tjera kishin nevojë për riparime.
Ndryshe, tashmë janë bërë pesë muaj që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. /Telegrafi/