Ukraina nuk do ta dërgojë përfaqësuesin e vetë në festivalin evropian të muzikës të njohur si Eurovision shkaku i tensioneve me Rusinë.
“Siren Song” e Maruvit fitoi vendin e parë pas votimit publik, por performanca e saj është tërhequr nga televizioni kombëtar.
Ajo duhet të arrij një marrëveshje me televizionin shtetëror të Ukrainës sipas së cilës është e detyruar të jetë ambasadore kulturore në vend dhe në botë, e cila duhet t’i përfaqësojë pikëpamjet e shoqërisë ukrainase dhe i është dhënë 24 orë për të nënshkruar kontratën që përkohësisht ia ndalon të paraqitet në Rusi, shkruan Evropa e Lirë.
Bisedimet u ndërprenë të hënën, ndërsa Maruv, emri i vërtetë i të cilit është Ana Korsuna, u anulua.
Ajo, megjithatë, tha se ishte e gatshme që të anuloj turneun muzikor në Rusi, por se dispozitat e tjera të kontratës konsiderohen si censurë.
“Unë jam një qytetare e Ukrainës, unë paguaj taksat dhe me të vërtetë e dua vendin tim, por nuk jam e gatshme për mesazhe politike, duke e kthyer pjesëmarrjen në promovimin e politikanëve tanë. Unë jam një muzikante, jo një top basketbolli i skenës politike”, ka shkruar ajo në Facebook.
Maruva, kënga e së cilës në YouTube ka 6.8 milionë shikime, falënderoj të gjithë ata që besuan në fjalën e saj dhe u kërkoi atyre që të pranojnë këtë situatë dhe të mos shikojnë përmes konfliktit.
Ndryshe, Jonida Maliqi do ta prezantojë shtetin shqiptar në festival me këngën “Ktheju tokës”. /Telegrafi/