Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nënshkroi një dekret të martën për të rritur numrin e forcave të armatosura të Ukrainës me 100 mijë trupa gjatë tre vjetëve dhe për të rritur pagat e ushtarëve, por tha se kjo nuk do të thotë se lufta me Rusinë është afër.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një fjalim në parlament, ai u kërkoi ligjvënësve të qëndrojnë të qetë dhe të bashkuar dhe të mos mbjellin panik.
Edhe pse Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa pranë kufijve të Ukrainës, Zelensky është tërhequr vazhdimisht kundër paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s se Rusia mund të sulmojë Ukrainën në çdo moment.
Ai po fliste teksa po përgatitej të priste kryeministrat e Britanisë, Polonisë dhe Holandës – të gjitha shtete anëtare të NATO-s – si pjesë e përpjekjeve për të zbutur tensionet me Rusinë dhe për të mbështetur përkrahjen ndërkombëtare për Kievin.
“Ky dekret (është përgatitur) jo sepse së shpejti do të kemi luftë, por që së shpejti dhe në të ardhmen do të ketë paqe në Ukrainë”, the Zelensky.
Aktualisht në forcat e armatosura të Ukrainës gjenden rreth 250 mijë njerëz. /Telegrafi/