Ukraina ka nisur një sulm me dron në një fabrikë të armëve kimike ruse në qytetin perëndimor të Tulës, sipas shërbimit të sigurisë së vendit.
Sipas SBU, uzina kimike Aleksinsky u godit nga të paktën 13 dronë ukrainas, duke rezultuar në shpërthime dhe re tymi pas sulmit.
Një burim konfirmoi gjithashtu dëmtimin e termocentralit Aleksinskaya, duke thënë se është dëmtuar një linjë e transmetimit të energjisë 110 kV, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë sulmin në fabrikën e cila shtrihet rreth 200 kilometra në jug të Moskës, të nisur nga Shërbimi i Sigurisë SBU i Ukrainës dhe Forcat e Operacioneve Speciale.
🇺🇦🇷🇺 A Ukrainian UAV managed to strike the chemical plant in Aleksin in the Tula region of Russia. The plant produced goods for the military.
📍 54.5070357, 37.1161396 (via DniproOfficial (TG)) https://t.co/T5EdNFR2T2 pic.twitter.com/zeZ4BIVyCz
— Conflict Dispatch (@ConflictDISP) November 9, 2024
Fabrika prodhon armë dhe municione për ushtrinë ruse, sipas SBU.
Bëhet e ditur se sulmi ndezi alarmet e sulmit ajror në rajone të ndryshme të Rusisë.
After an attack by Ukrainian drones, work at a chemical plant in the Tula region was disrupted and personnel evacuated, independent Russian media reported. A chemical fire broke out at the site.
Source: Astra/Sirena pic.twitter.com/9M4FPDWEdR
— Belsat in English (@Belsat_Eng) November 9, 2024
Ndryshe, shërbimi i sigurisë po kryen një “operacion gjithëpërfshirës” kundër objekteve në territorin rus që janë të përfshirë në luftën në Ukrainë.
“Shkatërrimi i depove të armëve, aeroporteve ushtarake dhe ndërmarrjeve që janë pjesë e industrisë ushtarake ruse redukton aftësinë e Rusisë për të terrorizuar vendin tonë”, tha burimi. /Telegrafi/