Telegrafi

Ukraina i kundërpërgjigjet Putinit, prodhon robotin tank (Foto/Video)

Ushtria ukrainase ka prodhuar një robot për luftëra që do të mund ta ndërronte të ardhmen e luftës.

Roboti “Phantom” është shpikja më e re e ushtrisë ukrainase. Ai mund të lëviz si një tank dhe të lansoj armë të ndryshme si janë granatat, transmeton Telegrafi.

Demonstrimi i fuqisë së këtij roboti është prezantuar gjatë javës së kaluar gjatë panairit Association.

Me këtë mjet të blinduar të dedikuar për misione të ndryshme, mund të operohet përmes telekomandës që funksionon në një kanal të sigurtë në një rreze prej mbi 5 kilometra.

Ky robot është gjithashtu i pajisur me kamera që funksionojnë dhe ofrojnë dukshmëri të qartë gjatë natës, transmeton Telegrafi.

Ushtria ukrainase pretendon se mund të përdoret edhe për transportimin e armëve, kryerjen e misioneve luftarake e madje edhe për tërheqjen nga vija e frontit të ushtarëve të plagosur.

Prodhimi i “Phantom” vjen pas kërcënimeve për faktin që po jetojmë në kohën e teknologjisë së avancuar, ku përmes armëve moderne mund të fitohen më lehtë luftërat.

Ushtria ukrainase gjithashtu ka njoftuar se ky robot mund të përdoret në luftën kundër forcave proruse në Donbas. /Telegrafi/