Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, ka kërkuar të fillojnë diskutimet rreth një plani i cili do ta anëtarësojë vendin në NATO.
Ai ka bërë të ditur se i gjithë populli ukrainas ka dëshirë që Ukraina të anëtarësohet në NATO. Gjatë disa bisedimeve të mbajtura në Kiev mes Poroshenkos dhe Sekretarit Gjeneral te NATO-s Jens Stoltenberg, Stoltenberg ka cekur se ky vendim është në dorë të 29 anëtareve të tjerë.
Rusia gjithmonë ka kritikuar zgjerimin e NATO-s në Evropën lindore dhe është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Ukraina ka shumë probleme rreth anëtarësimit sidomos duke marrë parasysh konfliktin në lindje të vendit.