Ukraina dhe Gjermania kanë nënshkruar një marrëveshje për të forcuar sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Këtë e ka bërë të ditur në Facebook Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov.
“Në një takim të Ministrave të Mbrojtjes të G7, ne nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme me Gjermaninë për veprime të menjëhershme për të forcuar sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, tha Umerov, përcjell Telegrafi.
Sipas ministrit ukrainas, ky hap parashikon marrëveshje sipas të cilave vendet nënshkruese do të kontribuojnë në projekte të përbashkëta ose do të financojnë projektet e tyre që synojnë forcimin e aftësive të mbrojtjes ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Siç raportohet, përveç Ukrainës, pesë vende të tjera nënshkruese do t’i bashkohen projektit: Gjermania, Belgjika, Norvegjia, Holanda dhe Danimarka.
Umerov falënderoi Gjermaninë për iniciativën, si dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse për kontributin e tyre të fuqishëm në sigurinë e Ukrainës.
Ndryshe, Umerov u takua edhe me Ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crozetto, gjatë takimit të G7 në Napoli. /Telegrafi/