Site icon Telegrafi

Uki thotë se është artist i lirë, e priten projekte prej tij (Video)

Uki Latifi i njohur si Soulkid, po paralajmëron projekte të reja.

Në një intervistë të tij në Wazzup në Klan Kosova, një prej zërave më premtues të skenës ka thënë se ai ka lidhje emocionale me On Records, por se aktualisht muzikalisht bashkëpunon me Bleron.

Sidoqoftë, ai thotë se ka refuzuar edhe shumë mundësi të tjera për t’iu bashkuar top labelave, duke thënë se si artist është i lirë.

“Jam i lirë si artist. Nëse një artist nuk është i lirë, atëhreë më vjen keq për të”, ka thënë Uki.

Uki Latifi i njohur si Soulkid, ka lansuar së fundmi bashkëpunimin me Bleron, “1her”. /Telegrafi/

Exit mobile version