Telegrafi

Uki publikon projektin e ri “Ama”

Uki ka publikuar projektin e ri të tij.

“Ama” titullohet kënga e re nga Uki Latifi, që më parë njihej si Soulkid.

Projekti është punuar në tekst nga vet këngëtari që është pjesë e Royal Music Group.

Muzika është punuar nga vet këngëtari dhe producenti Prygo.

Videoklipi është punuar nga Flamur Thaçi në regji.

Projekti është ritmik dhe i zhanrit latin, një projekt mjaft veror e ndryshe nga këngëtari shumë i talentuar.

Më parë Uki publikoi edhe projekte të suksesshme solo dhe në bashkëpunim me Dagz dhe PM. /Telegrafi/