Site icon Telegrafi

Uki Latifi rikthehet me këngë të re pas dy vitesh

Artisti shqiptar, Uki Latifi, është rikthyer me projekt muzikor pas një kohe të gjatë.

Pas thuajse dy vitesh, ai ka publikuar në Youtube versionin audio të këngës “Kom besu”.

Kënga në “remake” është shkruar nga vet Uki dhe është punuar nga bashkëpunëtori i tij, Brilantini.

Uki (Foto: YouTube)

Për këtë, reagimet kanë qenë të ndryshme duke qenë se i ka munguar skenës për një kohë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Këngëtari im i preferuar”, “Shumë e lumtur për rikthimin”, “Uki është rikthyer” – kanë qenë disa prej komenteve.

 

Krahas në YouTube, projektin e gjeni edhe në platformat e tjera si: Spotify, Deezer, Amazon Music etj. /Telegrafi/

Exit mobile version