Deputeti i LVV-së, Fitim Uka thotë se fitorja e kësaj partie në Podujevë u ka futur frikën edhe më tej subjekteve tjera politike.
“Kjo i ka frikuar kundërshtarët politikë, që tashmë po kërkojnë të bashkohen në atë që po e quajnë unitet politik”.
Uka në “Debat Plus” thotë se zgjedhjet në Llap është mesazh se ndryshimi i dëshiruar nga qytetarët bëhet vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Fitorja në Podujevë është një kombinim i shumë faktorëve që identifikohen me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i LVV-së thotë se subjektet politike në këtë situatë nuk mund të thërrasin në unitet politik.
“Kjo çka ka ndodh në Podujevë reflekton edhe frikën e tyre që kanë për zgjedhjet e që janë të pashmangshme”.
Uka thotë se uniteti politik për AAK-në vlen vetëm derisa Ramush Haradinaj të bëhet president apo të dështojë.
“Në momentin që hiqet nga pazaret politike emri i Ramush Haradinajt mbaron edhe për AAK-në uniteti politik”, tha ndër të tjera Fitim Uka./Telegrafi/