Telegrafi

Ujku sulmon një person në Han të Elezit, viktima përfundon në QKUK

Një person në fshatin Dimcë, Hani i Elezit është sulmuar nga një ujk.

Policia e Kosovës ka njoftuar se, viktima ishte duke ruajtur bagëtinë dhe papritmas është sulmuar nga një ujk, transmeton Telegrafi.

Policia bën të ditur se, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe se i njëjti fillimisht ka pranuar ndihmën mjekësore në emergjencën e Ferizajt dhe më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00./Telegrafi/