Telegrafi

Ujku mbyt 15 dele në Sfeçël të Podujevës

Në orët e vona të mbrëmjes të së dielës, ujku ka sulmuar kopenë e deleve të një fermeri në fshatin Sfeçël të Podujevës.

Banorët e fshatit Sfeçël, kanë thënë se janë mbytur rreth 15 dele.

Sipas tyre, kjo është hera e parë që një ujk masakron delet në këtë fshat, rreth 5 kilometra larg qytetit.

Në ndërkohë, pak ditë më parë ujqit janë parë përkitazi me shtëpi të banuara edhe në fshatin Shajkoc të kësaj Komune.