Samir Ujkani është shumë afër që ta kompletojë kalimin te Torino.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës po e transferohet te skuadra italiane, e që do të jetë zëvendësues i Salvator Sirigus.
Portieri shqiptar thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me Torinon dhe aktualisht po i kompleton testet mjekësore në Piedmontese.
Ujkani u largua nga skuadra turke Rizespor, derisa te ajo italiane do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.
Gardiani i ‘Dardanëve’ tashmë e njeh shumë mirë Serie A-në, pasi në të kaluarën ishte pjesë e skuadra si, Palermo, Novara, Chievo, Verona dhe Genoa, po ashtu edhe në Serie B te Latina, Pisa dhe Cremonese.
Ujkani pritet që në orët në vazhdim të prezantohet te Torino, e që do të jetë një rikthim i tij i madh në ligën italiane. /Telegrafi/