Telegrafi

Ujkani: Të përgatitemi për ndeshjet e radhës

Kosova ishte fantastike në triumfin e parë historik në një garë zyrtare, ku fitoi ndaj Ishujve Faroe.

Përfaqësuesja e jonë fitoi me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri”.

Ashtu si tifozët që e nderuan legjendën në minutën e nëntë, edhe lojtarët ia kushtuan fitoren pikërisht atij.

“Kjo fitore është për ish-presidentin Fadil Vokrri”, ka thënë kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, menjëherë pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Lajmet për Përfaqësuesen e Kosovës

Më pas, ai e ka komentuar lojën e skuadrës duke thënë se lojtarët kanë pasur presion që të regjistronin fitore. Dhe meqë objektivi është arritur, natyrisht se nuk mungon gëzimi.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse e kemi ndier presionin sigurisht edhe prej tifozëve, por jemi shumë të kënaqur që e kemi bërë këtë paraqitje”, ka thënë ai.

Kapiteni ka kërkuar që skuadra të përgatitet për ndeshjet e ardhshme në kuadër të kësaj gare. /Telegrafi/