Site icon Telegrafi

Ujkani në bisedime me skuadrën e madhe italiane

Samir Ujkani mund të rikthehet në futbollin italian pas aventurës aspak të mirë në Turqi.

Portieri i Kosovës ishte pjesë e skuadrës turke Rizespor, por që në muajt e fundit nuk është grumbulluar fare nga klubi.

Skuadra e madhe italiane, Torino ka filluar bisedimet me poetierin kosovar.

Shtatë herë kampioni i Italisë, është në kërkim të një portieri të dytë, i cili do të zëvendësojë Sirigun në rast se ky i fundit pëson ndonjë lëndim ose mungon shkaku i kartonëve.

Siç raporton Tuttomercatoweb, marrëveshja është shumë e thjeshtë, pasi të dyja palët kanë dëshirën të bashkëpunojnë.

Ujkani ishte pjesë e skuadrës turke Rizerspor, por tashmë është i lirë dhe nuk është i lidhur me ndonjë kontratë.

Do të jetë një rikthim për vushtrriasin në Serinë A, pasi ai ka luajtur më parë me skuadra si Palermo, Novara apo dhe Genoa. /Telegrafi/

Exit mobile version