Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, mund të kthehet në Serie A, kjo pas dëmtimit që ka pësuar portieri i Genoas, Matia Perin.
Italiani është operuar dhe do të mungojë për një kohë të gjatë andaj duhet që ekipi të gjejnë një pasues për të.
Sipas Sky Sports, kandidat kryesor për të marrë në mbrojtje katërkëndëshin Genoas është Samir Ujkani.
Ujkani edhe më parë ishte pjesë e Genoas, por që nuk arriti të tregoj vetën duke u larguar pas gjashtë muajsh si huazim.
Ai ende ka kontratë me skuadrën nga Serie A.
Portieri i fundit aktualisht luan te Pisa në Serie B. /Telegrafi/