Telegrafi

Ujkani ankohet në gjykim pas humbjes ndaj Islandës

Samir Ujkani ka folur pas ndeshjes së humbur të Përfaqësueses së Kosovës në udhëtim nga Islanda me rezultat 2-0.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës është ankuar në gjykimin e ndeshjes, të cilën Kosova e humbi nga Islanda me dy gola në pjesën e dytë.

Lexo po ashtu Kosova i përmbyll kualifikimet me humbje, Islanda në botëror për herë të parë në histori (Video)

Megjithatë, sipas Ujkanit gjyqtari anuloi një gol të rregullt, duke ndikuar në epilogun përfundimtar të ndeshjes.

“Mendoj se gjyqtari luajti rol kyç duke anuluar një gol të pastër pasi Rashica nuk ishte në pozitë jashtë lojë”, ka thënë fillimisht Ujkani pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Bunjaku emocional pas ndeshjes së fundit me Kosovën: Jam krenar me këta djema

“Këto gjëra kanë ndikuar në ndeshje. Do të ishte më ndryshe nëse do të ishte 1:0”.

“Duhet të keni durim. Ju bëjë thirrje të gjithë të presin sepse ne kemi talent”.

“Kosovës do të vijë momenti që do të ketë edhe gëzim”, përfundoi kapiteni i Kosovës.  /Telegrafi/