Samir Ujkani ka folur pas ndeshjes së humbur të Përfaqësueses së Kosovës në udhëtim nga Islanda me rezultat 2-0.
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës është ankuar në gjykimin e ndeshjes, të cilën Kosova e humbi nga Islanda me dy gola në pjesën e dytë.
Megjithatë, sipas Ujkanit gjyqtari anuloi një gol të rregullt, duke ndikuar në epilogun përfundimtar të ndeshjes.
“Mendoj se gjyqtari luajti rol kyç duke anuluar një gol të pastër pasi Rashica nuk ishte në pozitë jashtë lojë”, ka thënë fillimisht Ujkani pas ndeshjes.
“Këto gjëra kanë ndikuar në ndeshje. Do të ishte më ndryshe nëse do të ishte 1:0”.
“Duhet të keni durim. Ju bëjë thirrje të gjithë të presin sepse ne kemi talent”.
“Kosovës do të vijë momenti që do të ketë edhe gëzim”, përfundoi kapiteni i Kosovës. /Telegrafi/