Site icon Telegrafi

“Ujk”, publikohet nga Genc Prelvukaj

Foto: YouTube

Artisti i njohur i skenës shqiptare, Genc Prelvukaj, ka publikuar këngën e tij të tretë nga albumi i ri “Gentivs II”.

“Ujk” mban titullin projekti i ri, i cili vjen i shoqëruar me një video mjaft të veçantë.

Tekstin dhe producimin e ka bërë vet këngëtari, ndërsa kjo u realizua po ashtu nga “Black Fish Entertainment”.

Foto: YouTube

Projektin tashmë e gjeni të lansuar në platformën YouTube dhe besohet se do mirëpritet edhe nga publiku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kjo ndërkohë vjen pas projekteve “Mungon” dhe “Bekim”, të cilat po ashtu janë pjesë e albumit të tij të ri.

Genci përndryshe pëlqehet mjaft shumë për stilin e tij muzikor dhe tashmë ka arritur të fitojë fansa të shumtë gjithandej. /Telegrafi/

Exit mobile version