Site icon Telegrafi

Uji, më i shëndetshëm sesa që kemi menduar: I djeg 490 kalori dhe jua përmirëson metabolizmin

Ujë duhet të pini gjatë gjithë kohës! Uji është dëshmuar se kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të njeriut, ndihmon në heqjen e kilogramëve të tepërt etj.

Hulumtimet e publikuara në revistën “Obesity” tregojnë se konsumimi i ujit ndihmon në djegien e kalorive, duke shkaktuar që t’i humbni deri në dy kilogramë për 12 javë.

Veç kësaj, disa gota ujë janë si espreso për sistemin e djegies së yndyrës. Kjo pasi që, sipas studimeve gjermane, uji ndihmon në përmirësimin e metabolizmin brenda 30 minutave.

Prandaj, ekspertët shëndetësorë vazhdojnë t’i rekomandojnë njerëzit që t’i konsumojnë deri në dy litra ujë në ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version