Qendra për kontrollë sanitare e ndërmarrjes publike ”Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, që është e obliguar për mbikëqyrje të përditshme të ujit për pije të Bashkisë së Shkupit, ka angazhuar ekipe profesionale për testimin e ujit në teren, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Rezultatet e ujit të testuar më 7 gusht tregojnë se ndotja mekanike e ujit (yndyrnat) dhe koncentrimi i klorit në sistem është në kuadër të nivelit maksimal të lejueshëmtë koncentrimit, kurse testimet laboratorike kanë treguar se rregullësi fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, në pajtim me Rregulloren për cilësinë e ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RM-së, Nr. 46, viti 2008).
Uji është testuar edhe më 8 gusht, ndërkaq rezultatet janë të ngjashme, pra uji në rajonet e prekura nga përmbytjet, është i pastër për pije./Telegrafi/