Nëse keni probleme me lodhjen e mëngjesit, ekziston një pije që përmirëson disponimin dhe rrit energjinë në trup. Sipas dietologes Aislin Cambridge, uji me limon funksionon si magji.
“Ka një gjë që secili prej nesh duhet të bëjë sapo zgjohet në mëngjes, dhe ajo është të pijë një gotë ujë. Ajo hidraton trupin dhe ul presionin e gjakut. Nëse dëshironi të merrni energji dhe të ndiheni mirë, pini një gotë ujë të ngrohtë me lëngun e gjysmë limoni. Do të funksionojë si magji”, thotë ajo.
Tutje thekson se kujdesi i duhur para gjumit mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë në mëngjes. Të paktën tre orë duhet të kalojnë ndërmjet vaktit të fundit të madh dhe gjumit, në mënyrë që trupi të mund ta tresë ushqimin përpara se të flejë, transmeton KP.
“Nëse hani një vakt dhe përpiqeni të flini dy orë më vonë, kjo do të shkaktojë probleme sepse trupi juaj nuk mund ta tresë ushqimin në kohë apo të pushojë”. Mund të ndikojë seriozisht në disponimin tuaj”, këshillon ajo.
Ai këshillon gjithashtu shmangien e pirjes së pijeve dietike që, megjithëse nuk përmbajnë sheqer, përmbajnë aspartam, i cili ndikon negativisht në zorrët dhe është shumë më i dëmshëm se sheqeri.