Site icon Telegrafi

Ujëvara e Kalifornisë shndërrohet në ujëvarë nga e cila rrjedh “zjarr” gjatë një fenomeni të rrallë

Vizitorët në Parkun Kombëtar Yosemite të Kalifornisë janë befasuar nga një fenomen i rrallë kur reflektimi i Diellit në ujë bënte të dukej që nga ujëvara po rridhte flakë.

Ky fenomen është i rrallë për t’u parë dhe ndodh vetëm disa herë gjatë muajit shkurt, pasi ujëvara shpesh është e mbuluar nga retë, përcjell Telegrafi.

Videoja u realizua nga Jay Huang i cili i shpërndau pamjet menjëherë në Youtube.

“Kjo është hera ime e parë që kapi efektet e plota të zjarrit në 30 minutat e fundit të perëndimit pa asnjë pengesë nga retë”, shkroi Huang. /Telegrafi/

Exit mobile version