Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Asociacionit të Komunave të Kosovës sot është bërë anëtarësimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK).
Në lidhje me këtë ka folur kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglanin, i cili ka thënë se pranimi në këtë organizatë do ta ruajë këtë komunë nga Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
“Me këtë potezë dhe krijimin e Asociacioneve është fuqizimi i komunës veriore sipas kushtetutës dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës”, u shpreh Uglanin, për Klan Kosova.
“Sepse analizat janë të ndryshme, por ne si kuvend komunal sigurisht sepse kuvendi është ajo që miraton dhe propozon dhe vendos. Ne sigurisht nuk do kishim votuar pranimin në kuadër të komunave me shumicë serbe”.
Ai potencoi se ndërkombëtarët janë duke kërkuar krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Vet fjala me shumicë serbe është fatkeqësisht ku është përkrahja vetëm e një komuniteti, kurse në pjesën veriore janë komunitete të ndryshme, është mbrojtja e kushtetutës për të drejtat jo shumicës në pjesën veriore”.
“Sigurisht, pala ndërkombëtare është duke u fuqizuar dhe duke kërkuar sa më shpejt krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.