Telegrafi

Ugarte shkaktoi përplasje pas fjalëve të ndyta dhe gjestit të rëndë ndaj De Paul për Messin

Mesfushori Manuel Ugarte bëri të ditur mendimet e tij për Rodrigo de Paul gjatë përplasjes së Uruguait kundër Argjentinës të premten.

Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës ndërmjet Uruguait dhe Argjentinës u mbyll me fitoren e mysafirë 2-0 ndaj kampionëve të botës.

Në traditat më të mira të futbollit të Amerikës së Jugut, në fushë shpërtheu një përleshje mes disa futbollistëve nga të dyja palët.

Lexo po ashtu Argjentina mposhtet nga Uruguai, Brazili humbet nga Kolumbia

Në një nga episodet, mesfushori i Uruguait, Ugarte, pati një përplasje me argjentinasin Rodrigo de Paul.

Ylli i PSG-së e quajti atë si një “thithës të Messit”, duke bëri edhe një gjest të shëmtuar që i ngjan aktit për të cilin po e ‘akuzonte’.

De Paul është një nga miqtë më të pasionuar të Messit, pasi ai gjithmonë flet për Leon pa marrë parasysh se çfarë është tema.

Për besnikërinë e tij ndaj Messit, De Paul është bërë shpeshherë subjekt i memeve në rrjetet sociale. /Telegrafi/