Mesfushori i PSG-së, Manuel Ugarte nuk është penduar që refuzoi Chelsean gjatë verës.
Teksa po largohej nga Sporting CP, uruguaiani zgjodhi të nënshkruante me klubin parisien përpara atij londinez.
Ugarte deklaroi: “Kam diskutuar për PSG-në me bashkatdhetarin tim (Edinson) Cavani. Ai më tregoi për atmosferën dhe tifozët”.
“Jam 100 për qind i bindur se kam bërë zgjedhjen e duhur”.
“Për mua, PSG është diçka shumë e veçantë. Ndonjëherë e kam të vështirë të besoj se jam këtu sepse nuk e kam imagjinuar kurrë të vij në një klub kaq të madh”.
“Më gëzon të gjitha në maksimum”, ka shtuar më tej Ugarte. /Telegrafi/