Një grup që merret me teori konspirative, pretendon se në qendrën e NASA-s që ndodhet në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, është filmuar një UFO e parkuar.
Përmes Google Earth është mundësuar të kapet momenti, kur objekti i paidentifikuar ka qëndruar në skajin e oborrit të Jet Propulsion Laboratory, për tu larguar më pas në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi.
Disku i çuditshëm pretendohet se i përket jashtëtokësorëve, të cilët janë larguar pas vizitës që i kanë bërë planetit tonë.
“NASA po luan lojëra, sepse ky është një fakt i pamohueshëm dhe ata po vazhdojnë të injorojnë”, thuhet në përshkrimin e fotografive, që e shfaqin rastin.
Në të njëjtën kohë, kjo organizatë thuhet se gënjen për njeriun e parë në Hënë, ndërsa besojnë se Curiosity Rover nuk ndodhet në Mars, por në një shkretëtirë të zakonshme. /Telegrafi/